75 Mall Live Search
20:05 / E Diele, 28 Mars 2021 / C E

Spanja me zor e mposht Gjeorgjinë

Spanja ka fituar ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-2 në ndeshjen e kualifikimeve për Kupën e Botës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Kvaratskhelia në fund të pjesës së parë.

Rezultatin e barazoi Torres në minutën e 56-të të ndeshjes.

Spanja golin e fitores e gjeti vetëm në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Olmo.

Spanjollët kryesojnë renditjen me 4 pikë derisa ndeshjen tjetër do ta luajnë me Kosovën. /IndeksOnline/