75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 29 Mars 2021 / C E

Gazetari suedez mbetet pa fjalë në Prekaz: Një vend dhe një futboll i lindur në gjak

Suedia dje ishte mysafir i Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 0-3.

Gazetari suedez i Sportbladet, Erik Niva ka shfrytëzuar vizitën e tij për të bërë një reportazh të shkurtër në Kompleksin Memorial, Adem Jashari.

Ai ka shpjeguar ngjarjet që kishin ndodhur në familjen Jashari duke mbetur pa fjalë derisa po i lexonte mbiemrat e njejtë të dëshmorëve të familjes legjendare.

Një vend dhe një futboll i lindur në gjak” e ka titulluar reportazhin gazetari suedez, Niva.

Postimi i publikuar në rrjetet sociale ka pasur komente pozitive edhe nga vetë suedezët që kanë kritikuar ashpër dhunën serbe të shkaktuar në Kosovë. /IndeksOnline/