75 Mall Live Search
08:03 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Sllovenia ndryshon kufizimet, 10 ditë karantinë për ata që shkojnë nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni për shkak të Covid-19, shkruan Indeksonline.

Personat që shkojnë nga Kosova në Slloveni do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen.

Njoftimi i plotë:

‼️Ndryshim i kufizimeve për hyrje në Slloveni‼️

Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh.

Për përjashtime të veçanta nga karantina dhe testi negativ PCR, ju lutemi shikoni uebfaqen e Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing/

Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit❗️Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen❗️.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing