75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Spanja po bëhet gati për të na shënuar shumë gola, kjo ishte stërvitja e tyre e fundit!

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do të luaj ndeshjen tejet të rëndësishme në kuadër të para-kualifikimeve në kupën e Botës “Katari 2022” ndaj Spanjës.

“Dardanët” kanë udhëtuar në Sevilla, aty ku nesër do të luajnë ndeshjen ndaj spanjollëve, shkruan IndeksOnline

Përmes një videoje, të publikuar në faqen kryesore të Federatës Spanjolle, shihet se këta të fundit po bëhen gati për të shënuar shumë gola ndaj Kosovës.

Në një stërvite të menaxhuar nga Luis Enrique, lojtarët spanjollë po përgatiten për të shënuar gola. Pasim apo tenttativë për të kaluar një lojtar dhe “shut” – goditje, kjo është strategjia që po e përdorë Enrique në këtë seancë stërvitore.

Kujtojmë se Spanja ndeshjen e parë barazoi 1 me 1 ndaj Greqisë, kurse të dytën e fitoi 2 me 1 ndaj Gjeorgjisë. Kurse, Kosova u mposht në ndeshjen e parë ndaj Suedisë me rezultat të thellë, 0-3./IndeksOnline/