75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Samir Ujkani flet për ‘Marca’, u tregon spanjollëve për historinë e luftës në Kosovë: Serbët na shkatërruan, kam humbur shumë të afërm!

Një ditë para ndeshjes ndaj Kombëtares së Spanjës, e vlefshme për parakualifikime në kupën e botës “Katari 2022”, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka dhënë një intervistë për gazetën nga Katalunia “Marca”.

Ujkani ka folur për shumë gjëra. Ai po ashtu u ka treguar spanjollëve historinë e luftës në Kosovë, shkruan IndeksOnline

“Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjedhja të luaja për Kombëtaren belge. Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luash për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i Torinos u tregoi spanjollëve, se sa anëtarë të familjes i ka humbur gjatë luftës në Kosovë:

“Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj. Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë luftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shkatërruan, u dogjën. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi kapiteni i Kosovës.

/IndeksOnline/