Kompletohen 32 skuadrat e Botërorit, ja si ndahen në vazo (Foto)
Kualifikimi i Panamasë ka mbyllur ciklin e eliminatorëve për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm.
32 skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në eventin më të madh të futbollit për kombe.
FIFA i ka renditur skuadrat në katër vazo, duke u bazuar në klasifikimin e përgjithshëm të Kombëtareve.
Skuadrat e vazos së parë do të jenë bartëse të grupit ku do të vendosen në grup sipas shortin me nga një skuadër të secilës vazo.
Hedhja e shortit për fazën e grupeve do të bëhet në Moskë me 16 dhjetor. /IndeksOnline/