Konfirmohet: Dy takimet mes Chelseat dhe Portos zhvillohen në këtë stadium!

UEFA Champions League pritet që të vazhdojë gjatë javës së ardhshme me super çerekfinalet.
Sot UEFA-ja mori vendimin se dy ndeshjet midis Chelseat dhe Portos do të zhvillohen në stadiumin e Sevillas, shkruan IndeksOnline
Për shkak të situatës pandemike Covid-19, UEFA-ja ka marrë këtë vendimin që këto dy ndeshje të luhen në po të njëjtin vend.
Ndeshja e parë mes klubit portugez dhe atij anglez, do të zhvillohet, më 7 prill (e mërkurë), kurse e dyta, më 13 prill (e martë)./IndeksOnline./