75 Mall Live Search
17:49 / E Martë, 30 Mars 2021 / Blerim

Dy minuta pas nisjes rrëzohet anija kozmike

Prototipi i fundit i SpaceX i anija kozmike nga kompania “Starship” u shkatërrua të martën gjatë një përpjekjeje për tu ulur edhe pse nisjen e kishte bërë më sukses.

Teksa tentohej që të ulej në tokë, anija kozmike shpërtheu në re të mëdha pluhuri.

Prototipi i “Starship Serial Number 11”, ose “SN11”, arriti lartësinë e synuar prej rreth 10 kilometrash pas nisjes.

Anija kozmike ishte ndërtuar nga çeliku dhe inoksi. Kompania e Elon Musk po zhvillon Starship me qëllimin e nisjes së ngarkesave dhe njerëzve në misionet në hënë dhe Mars.

Prototipat e Starship janë rreth 150 metra të gjatë, ose afërsisht sa madhësia e një ndërtese 15-katëshe, dhe secili mundësohet nga tre motorë Raptor.

Musk shkroi në Twitter rreth gjysmë ore pas provës se “të paktën krateri është në vendin e duhur!”