75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 30 Mars 2021 / C E

Zyrtari i FFK-së nuk pranon të ja jep fjalën gazetarit spanjoll derisa e përmend emrin e Kosovës

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Challandes është paraqitur në një konferencë për media para kësaj ndeshje.

Në një pyetje të drejtuar nga një gazetar i gazetës së njohur “AS”, ai i drejtohet trajnerit Challandes, por nuk e përmend që ai është trajner i Kosovës.

Mirëpo, menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, me ngulm e pyet se për trajnerin e cilit shtet e keni drejtuar pyetjen, dhe përgjigja vjen vetëm pasi gazetari spanjoll thotë: “pyetja është drejtuar trajnerit të Kosovës”.

Ky reagim nga stafi i Përfaqësueses erdhi pasi shteti spanjoll dhe disa gazeta nuk e kanë paraqitur emrin e Kosovës askund, duke e injoruar totalisht shtetin tonë.