E mposhti Holandën e Norvegjinë, Turqia ndalet nga një ekip i dobët

Turqia ka barazuar me Letoninë me rezultat 3-3 më mdesjkem e xhiros së tretë të fazës së grupeve të kualifikimeve për Kupën e Botës, Katar 2022.
Pasi mposhti Holandën dhe Norvegjinë, turqit u ndalen nga një kombëtare që në letër dukej e lehtë.
Golat për Turqinë i shënuan Karaman (2’), Calhanoglu (33’) dhe Yilmaz (52’).
Për Letoninë realizuan Savelanieks (35’), Uldrikis (58’) dhe Ikaunieks (79’).
Edhe për kundër barazimit, Turqia mbetet e para me 7 pikë, një më shumë se Holanda, Mali i Zi dhe Norvegjia që kanë nga 6 pikë. /IndeksOnline/