Siguri e lartë për ‘Dardanët’ në Spanjë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon super ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të fazës para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Ekipi i IndeksOnline po qëndron afër hotelit ku është vendosur ekipi i Bernard Challandes.

Aty është vendosur Njësia Speciale spanjolle për t’i dhënë një siguri të lartë ekipit ‘Dardanë’.
Kujtojmë që në ora 18:30, Kombëtarja e Kosovës niset për në stadiumin ‘La Cartuja’. Takimi nis nga ora 20 e 45./IndeksOnline/