SKANDALOZE: Televizioni i Spanjës e shkruan emrin e KOSOVËS me shkronja të vogla

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke luajtur ndaj Spanjës, në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë, shkruan IndeksOnline
Ata e kanë shkruar emrin e shtetit të Kosovës me të vogla (ESP – kos), një gjest SKANDALOZ ky nga spanjollët.
Kujtojmë që Spanja kishte kërkuar që kjo ndeshje të zhvillohej pa himnin shtetëror të Kosovës dhe pa simbole – një gjë të tillë s’e kishin pranuar ‘Dardanët’ dhe shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA./IndeksOnline/