S’ka fuqi për ta mposhtur Spanjën, ‘Dardanët’ dalin nga ‘La Cartuja’ me një gol të shënuar

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar humbjen e dytë në fazën para-kualifikuese në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

‘Dardanët’ u mposhtën 3 me 1 nga Kombëtarja e Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Sevillas, ‘La Cartuja’, shkruan IndeksOnline
Dy gola për vendasit u shënuan në pjesën e parë, me anë të Olmos në minutën e 34’të dhe Torres në minutën e 36’të.

Në pjesën e dytë, ekipi i Bernard Challandes ngushtoi epërsinë e spanjollëve në 2 me 1, me golin e shënuar nga Besar Halimi.
Por, skuadra e Luis Enriques reagoi menjëherë dhe shënoi golin për 3 me 1 me anë të sulmuesit, Moreno.

Me fitore Spanja kryeson Grupin B, me 7 pikë, një më shumë se Suedia (6). Kurse Kosova mbetët në pozitën e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/


