75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Ukraina tërhiqet nga marrëveshja e turizmit me Rusinë

Ukraina njoftoi tërheqjen nga një marrëveshje turizmi me Rusinë.

Kabineti i Ministrave vendosi të ndërpresë marrëveshjen sepse ajo mund të dëmtojë interesat kombëtare të Ukrainës, tha në Telegram Vasyl Mokan, përfaqësues i qeverisë në parlament, shkruan Anadolu Agency (AA) transmeton Indeksonline.

Marrëveshja u nënshkrua në Kiev më 16 korrik 1999.

Ukraina njoftoi më herët gjatë ditës se ndaloi importin e grurit, thekrës, vajit të lulediellit dhe disa produkteve joushqimore nga Rusia.

Qeveria tha se vendimi do të hyjë në fuqi pas dhjetë ditëve./AA/Indeksonline/