75 Mall Live Search
07:24 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Moti për ditët e para të prillit, priten reshje shiu e bore

Ditët e para të prillit në vendin tonë nisin me mot të ndryshueshëm. Nga e premtja do të ketë shi e bubullima, kurse në fundjavë më ftohtë me shi e borë.

Pas një moti të qëndrueshëm dhe me temperatura më pranverore që patëm këtyre ditëve, në ditët e para të prillit parashihet mot më i ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, mot i ngrohtë do të mbajë edhe ditën e enjte, mirëpo nga dita e premte priten rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me bubullima, e nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë rënie, e të reshurat e shiut mund të shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit. Derisa në vise kodrinore-malore priten vetëm reshje bore. Nga dita e hënë priten kthjellime, por se temperaturat mbeten të ulëta nga vlerat mesatare.

Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta. E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.