Haradinaj homazhe ne Lybeniq të Pejës: Nderimi për ta është thirrje për drejtësi

Sot shënohet 22-vjetori i Masakrës së Lybeniqit, ku është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe në Kosovë.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në këtë ditë, ka bërë homazhe në Lybeniq, ku ka përkujtuarët të rënët e kësaj masakre.
Haradinaj për medie tha se kjo masakër cilësohet si një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.
“Sot jemi në Lybeniq, në përvjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, sidomos të kësaj pjese të Kosovës. Ende ka të pagjetur, bashkëkombasit tanë, qytetarë e fëmijë janë masakruar në këtë vend. Nderimi për ta është thirrje për drejtësi por edhe thirrje për të ecë në rrugën e lirisë, na obligojnë varret e e gjitha ajo sakrificë që ka ndodhur këtu”, u shpreh Haradinaj.