75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Aliti deklarohet pas humbjes ndaj Spanjës

Fidan Aliti ka reaguar pas humbjes së Kosovës mbrëmë ndaj Spanjës.

‘Dardanët’ u mposhtën 3 me 1 ndaj Kombëtares së Spanjës në stadiumin ‘La Cartuja’ të Sevillas, shkruan IndeksOnline

Sot për këtë ndeshje ka folur edhe mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti. Ai thotë se të gjithë janë të gatshëm të japin maksimumin për Kosovën.

“Nuk ishte rezultati që kemi dashur, por ne vazhdojmë të luftojmë. Jam gjithmonë i gatshëm të jap maksimumin për Kosovë”, ka shkruar Aliti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që golin e vetëm për ekipin e Bernard Challandesin mbrëmë e shënoi Besar Halimi./IndeksOnline/