Japonia në prag të valës së katërt të Covid-19

Japonia është në prag të një vale të katërt të Covid-19, pasi vendi po përballet me raste të reja gjithnjë në rritje që përfshijnë edhe mutante të koronavirusit, transmeton Indeksonline.
Kjo vjen më pak se dy javë pas heqjes së një gjendje të jashtëzakonshme.
Restorantet dhe baret në gjashtë qytete do të urdhërohen të mbyllen në orën 20:00 ose të përballen me gjobë.
Kryeministri Yoshihide Suga sot miratoi një ligj antiCovid, ku tha se masat e synuara kanë për qëllim zbutjen e dëmit ekonomik ndërsa largojnë nevojën për një gjendje tjetër të jashtëzakonshme.
Ai përsëriti thirrjet që qytetarët të mbajnë maska, të shmangin ndejat e mëdha dhe të shmangin daljet e panevojshme ose udhëtime jo-thelbësore përtej kufijve, raporton The Straits Times./Indeksonline/