75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Tre yjet e Napolit dalin negativ në testet e fundit për Covid-19

Skuadra e Napolit kishte frikë se futbollistët e kthyer nga udhëtimi i tyre me kombëtaren së fundit do të mund të rezultonin pozitiv.

Fjala ishte për futbollistët si Lorenzo Insigne, Alex Meret dhe Giovanni Di Lorenzo, shkruan IndeksOnline

Por, me testimet e tyre, ata rezultuan negativ me Covid-19.

Lajmi erdhi nga vet klubi përmes një postimi zyrtar në ‘Twitter’.