Shefja e Bet365, njeriu me rrogën më të madhe në histori të Britanisë së Madhe

Shefja e kompanisë së basteve “Bet365”, Denise Coates ka hyrë në histori të Britanisë së Madhe.
53 vjeçarja është bërë njeriu me rrogën më të madhe në histori të Britanisë së Madhe, transmeton Indeksonline.

Sipas “LadBible”, Coates fiton 645.5 milionë dollarë brenda një viti të vetëm.
Nëse bazohemi në këtë statistikë, atëherë Denise fiton mbi 1.2 milionë dollarë në ditë./Indeksonline/