75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

E kërcënoi një femër që nëse nuk e dëgjon do ia vras burrin dhe vëllaun – arrestohet

Një person dje është arrestuar në Çagllavicë pasi ka ngacmuar dhe kërcënuar një femër, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai i kishte thënë viktimës që nëse s’vepron sipas kërkesave të tij do ia vras burrin dhe vëlluan.

“Çagllavicë 01.01.2021 – NN. Me datë 01.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kërcënuar viktimën femër kosovare se nëse nuk vepron sipas kërkesave të te dyshuarit atëherë do të ja vras viktimës bashkëshortin dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/