Trajneri i njohur gjerman: Flick është shpëtimtari i Gjermanisë, Lowit i ka ardhur fundi!

Humbja e befasishme e Gjermanisë nga Kombëtarja e Maqedonisë në fazën para-kualifikuese të Kupës së Botës ‘Katari 2022’ – ka hapur debate në Gjermani.
Trajneri i njohur, Felix Magath kërkon që një zgjidhje të bëhet menjëherë, pasi Gjermania është në rrezik të madh me menaxherin Joachim Low, shkruan IndeksOnline
Magath thotë se skuadra e Bayern Munchen dhe Federata e Futbollit të Gjermanisë duhet te ulen dhe të diskutojnë çështjen e trajnerit.
67-vjeçari tha se Hansi Flick duhet të jetë shpëtimtari i Gjermanisë dhe mund të emërohet trajneri para Kampionatit Europian.
Kujtojmë që Joachim Low pritet të largohet nga Gjermania në fund të Kampionatit Europian, por dorëheqja e tij po kërkohet tani./IndeksOnline/