Nesër zhvillohen dy ndeshje të mëdha në Superligë

Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, pas një pushimi si shkak i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës për kualifikimit në Kupën e Botës.
Superliga nesër në terminin nga ora 15:00 na sjellë dy super ndeshje, Arbëria – Drita dhe Drenica – Trepça’89, shkruan IndeksOnline
Drita, lufton për titull, ku nesër mund ta ketë mundësinë e artë të bëjë diferencën në pikë, ndërsa Arbëria lufton për t’u larguar nga vija e kuqe.
Takimi mes Trepçës’89 dhe Drenicës është i një rëndësie të veçantë, pasi minatorët kanë 32 pikë aktualisht dhe ndodhen në vendin e gjashtë, kurse Drenica në vendin e nëntë me 27’ pikë.