Tuchel: S’e di nga erdhi kjo!

Thomas Tuchel ka folur pas humbjes së befasishme ndaj West Bromit në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.
Blutë e Londrës u befasuan në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2-5 nga ËBA, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel tha se as që e pa nga erdhi kjo humbje.
“Gjithçka shkoi gabim, çdo goditje e tyre shkoi në portë dhe ishte gol. Nuk i pashë nga erdhën”, ka thënë Tuchel.
Chelsea me këtë humbje mbetët në pozitën e katërt me 51 pikë./IndeksOnline/