75 Mall Live Search
20:22 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Manchester City me ‘një këmbë’ kampion i Premierligës

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitoren e radhës në xhiron e 30-të në Premierligë.

Klubi i Pep Guardiolas fitoi derbin ndaj Leicester Cityt në ‘King Poëer’ me rezultat 2 me 0, shkruan IndeksOnline

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, kurse në të dytën u futen dy gola.

Golin e parë në ndeshje e shënoi mbrojtësi, Mendy në minutën e 58’të – kurse golin e dytë e shënoi sulmuesi, Gabriel Jesus në minutën e 74’të.

Manchester City me këtë fitore është shumë pranë titullit të Premierligës. Ata kryesojnë tabelën me 74 pikë, 17 pikë më shumë se pozita e dytë, Manchester United (57), që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./IndeksOnline/