75 Mall Live Search
18:19 / E Diele, 04 Prill 2021 / A. A

Leart Paqarada vendos të largohet nga Kosova: Challandes më injoroi

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada ka marrë vendim që të mos i përgjegjet ftesës së Kosovës, derisa trajner është Bernard Challandes. Sipas anëtarit të St. Paulit, ky vendim ka ardhur pasi është injoruar nga përzgjedhësi zviceran.

“Pas shumë komenteve, thirrjeve dhe mesazheve të pranuara nga përfaqësuesit e mediave, ndihem i obliguar ta bëj këtë reagim.

Është nder, krenari dhe privilegj për mua dhe bashkëlojtarët e mi të kombëtares të veshim fanellën e Kosovës.

I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes” ka shkruar ndër të tjera Paqarada.

/Indeksonline/