Profili i Adelina Graincës “bombardohet” nga votuesit e PDK-së pasi ajo aderoi në LVV

Befasia më e madhe në seancën ku u votua Vjosa Osmani presidente ishte aderimi i deputetit të PDK-së, Adelina Grainca në Lëvizjen Vetëvendosje.
Pasi u konfirmua aderimi, profili i Adelina Graincas në Facebook është “bombarduar” me sharje e ofendime nga votuesit të PDK-së, transmeton Indeksonline.
“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove” ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.
Grainca kandidoi për herë të parë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe arriti që të siguroi votat e mjaftueshme.
Ajo ishte pjesë e listës së PDK-së./Indeksonline/



