Glauk Konjufca dorëzon zyrtarisht detyrën tek presidentja Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili deri tani ishte ushtrues detyre i presidentit, ia ka dorëzuar detyrën presidentes Vjosa Osmani.
“Besoj shumë që do ta kryeni me nder detyrën e presidentit të Republikës”, ka thënë Konjufca, transmeton IndeksOnline.
Ndër të tjerash Konjufca e ka ngritur lartë figurën e Osmanit duke thënë se ajo ishte parimore dhe se gjithnjë punoi për interes të Kosovës dhe se ishte avokate e pakompomis në interesat e kombit.
