Policia arrestoi tifozin agresive, që fyu dhe shau gjyqtarët në ndeshjen Ballkani – Prishtina
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/04/169326125_222148672884473_1424704201168341399_n.jpg)
Dje u zhvillua xhiro e 27’të në Superligën e Kosovës në futboll, takim ky ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Ky takim përfundoi me rezultati në 0:1, falë autogolit të realizuar nga Armend Thaçi, shkruan IndeksOnline
Si duket ky rezultat ka nervozuar një person në tribunat e stadiumit, që fyu dhe shau gjyqtarët e takimit dhe lojtarët.
Me këtë rast Policia e Kosovës e ka arrestuar atë, por që i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Më poshtë raporti i 24 orësh i Policisë.
Stadiumi i Qytetit, Suharekë 04.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ndeshjes futbollistike kishte filluar ti fyej, referat dhe lojtarët, por pas reagimit të policisë i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.