75 Mall Live Search
21:21 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Haradinaj reagon kundër aktakuzës ndaj kryetarit të Tuzit

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për vepër penale Thirrje për Rezistencë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar për ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Tuzit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se të linçohet një kryetar në shekullin 21 në mes të Evropës, vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson, është e papranueshme.

“Kjo rezistencë për të drejtat e shqiptarëve sot, është rezistencë e të gjithë neve kundër regjimeve që persekutojnë, shtypin dhe mohojnë vlerat euro-atlantike”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Nik Gjeloshaj, kryetari i Tuzit sot ballafaqohet me një aktakuzë për rezistencë.

Të linçohet një kryetar në shekullin 21 në mes të Evropës, vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson, është e papranueshme.

Kjo rezistencë për të drejtat e shqiptarëve sot, është rezistencë e të gjithë neve kundër regjimeve që persekutojnë, shtypin dhe mohojnë vlerat euro-atlantike.

Kosova dhe Mali i Zi janë vende mike që së bashku rrugëtojnë drejt integrimeve evropiane. Andaj, së bashku duhet t’i rezistojmë çdo tendence që ka për qëllim pengimin e kësaj rruge, qoftë edhe kur shpërfaqet në persekutimin e liderëve lokal që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo vlerave që ne përfaqësojmë.