75 Mall Live Search
23:09 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Imri Demelezit prap i besohet posti i zëvendësministrit në MBPZHR, nga “Qeveria Kurti II”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Njëri ndër zëvendësministrat që është emëruar në këtë pozite është Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Indeksonline.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se atij iu është besuar përsëri posti i zëvendësministrit të MBPZHR.

Ndër të tjerat ai ka shkruar se është nder dhe përgjegjësi që në Qeverinë Kurti II të vazhdojmë me punë të mira për fermerët, vendin dhe të ardhmen e profesionistëve të sektorit.

Ky është postimi i tij në Facebook: