75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

India me rekord të ri të infektimeve

India ka raportuar 126,789 raste të reja me COVID-19, një rekord i ri i infektimeve, tregojnë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Ndërkaq, nga ky virus vdiqën 685, më e larta që nga nëntori, duke e çuar numrin total në 166.862, njofton Klan Kosova.

India është në vendin e tretë në botë me 12.9 milionë infeksione, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Në disa qytete dhe qyteza u vendos orë policore me qëllimin që të parandalojnë përhapjen e tij.

Shteti Maharashtra ishte më i godituri nga pandemia me 47 përqind të vendit.

Qeveria federale ka refuzuar që ta vendosë edhe një bllokadë në mbarë vendin, pasi viti i parë kishte një rënie ekonomike, por ajo u ka kërkuar shteteve të vendosin vetë për masat që do të ndërmarrin.

Këto shifra të mëdha infeksionesh u raportuan kur kryeministri Narendra Modi mori dozën e tij të dytë të vaksinës COVID-19.