Arteta flet pas barazimit: Rezultati përfundimtar la një shije të hidhur!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Arsenalit dhe Slavia Pragues, duel ky që u zhvillua në kuadër të çerekfinales në Evropa Ligë.
Arsenali e kishte epërsinë në minutën e 86’të të takimit, ku realizoi Pepe, por që u befasua krejt në fund nga Holes që barazoi shifrat në 1:1 dhe evndosi epilogun final të kësaj ndeshje, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta i cili tha shkurt se ky rezultat ishte vështirë i pranushëm për të.
“Rezultati përfundimtar lë një shije të keqe”, tha Arteta.