Bosi i Stoke Cityt ka një kërkesë për Shaqirin: Luaj si në kualifikimet e Botërorit
Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes është i lumtur me formën e yllit zviceran, Xherdan Shaqiri.
Anësori nga Kosova, shkëlqeu me Kombëtaren e Zvicrës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, transmeton IndeksOnline.
Për këtë formë të jashtëzakonshme, i lumtur shprehet trajneri i klubit nga Premierliga, por ka një kërkesë për Shaqën.
“Është e qartë se ai ka shkëlqyer në Kupën e Botës. Ai tani duhet të parkojë tek ne dhe të vazhdojë me këtë formë si me Zvicrën”, ka thënë Hughes.
Stoke City takohet me Brightonin, më 20 nëntor ditë e hënë nga ora 21:00./IndeksOnline/