75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Ia kërkoi nënshkrimin Haalandit, dënohet gjyqtari rumun?

Komisioni i Referëve në Rumani kanë suspenduar gjyqtarin, Octacian Sovre.

Sovre gjatë ndeshjes së UEFA Champions League mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit, ndali futbollistin e Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland dhe ia kërkoi nënshkrimin e tij, shkruan IndeksOnline

Kjo u bë bujë e madhe, duke marrë vesh edhe iniciativën që kishte gjyqtari rumun. Ai këto nënshkrime i mori në kartonët e tij dhe vendosi t’i shiste ato për të mbledhur të holla për bamirësi.

Megjithatë, përkundër kësaj iniciative mediat e huaja shkruajnë se Federata e Futbollit e Rumunisë ka suspenduar gjyqtarin në fjalë./IndeksOnline/