75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Greqi: Vritet një gazetar në një sulm të armatosur në Athinë

Gazetari i një televizioni grek, Giorgos Karaivaz, u vra në një sulm të armatosur në periferi të Athinës.

Sipas mediave lokale, ai u vra me të paktën gjashtë të shtëna në një pritë para shtëpisë së tij në Alimos, ndërsa dëshmitarët panë dy burra në një motor duke qëlluar me armë, raporton Anadolu Agency (AA).

Karaivaz ka raportuar për krimin.

Mediat lokale raportuan se autorët u larguan në një drejtim të panjohur pas vrasjes, ndërsa forcat e sigurisë dhe një njësi mjeko-ligjore e hetimit ishin në vendin e krimit.

Sipas informacioneve me të cilat disponon policia, Karaivaz nuk raportoi në polici ndonjë kërcënim dhe kurrë nuk bëri kërkesë për mbrojtjen e policisë.