Malisheva mposht A&N në njërin nga derbit e javës, Flamurtari fiton me përmbysje ndaj Vitisë

Mbyllet xhiro e 22-të e Ligës së Parë me një të diele me ndeshje shumë interesante.
Malisheva ka triumfuar në derbin e kësaj jave në Grupin A, teksa e ka mposhtur A&N me rezultat minimal 2-1.
Fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë kanë realizuar edhe Trepça dhe Vëllaznimi në këtë grup.
Grupi A
Liria – Drenasi 0-0
Trepça – Vushtrria 2-1
Vëllaznimi – Onix 5-1
Malisheva – A&N 2-1
Flamurtari ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Vitia, njëherit kundërshtarit direkt për t’u inkuadruar në Superligë.
Dardana në ndeshjen tjetër e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Vllaznisë nga Pozherani.
Grupi B
Vitia – Flamurtari 1-2
Dardana – Vllaznia Pozheran 4-2