75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 11 Prill 2021 / C E

United fiton derbin, mposht Mourinhon

Manchester United ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Tottenham.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur Spursat me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 31-të të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Heung-Min Son në minutën e 40-të.

Golat për United i shënuan Fred në minutën e 57-të, Cavani në minutën e 79-të dhe Greenëood në minutën e gjashtë shtesë.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e dytë me 63 pikë, 11 më pak se Manchester City. /IndeksOnline/