75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 11 Prill 2021 / A. A

Tifozët dyshojnë se Llapi e kurdisi ndeshjen me Dritën

Derbi ndërmjet i ditës së sotme në kuadër të Superligës, i zhvilluar ndërmjet KF Llapit dhe KF Dritës, është komentuar nga tifozë të shumtë të futbollit vendor, duke e cilësuar si një ndeshje të shitur dhe e kurdisur.

Skuadra kampione ka fituar ndeshjen me përmbysje 2:4. Golin e parë e shënuan vendësit nëpërmjet sulmuesit Ahmed Januzit në minutën e dytë, ndërsa vetëm dy minuta më pas barazoi Xhevdet Shabani me shumë lehtësi.

Në fund të pjesës së parë skuadra gjilanase përmbysi rezultatin, duke shënuar nëpërmjet ish sulmuesit të Llapit, Festim Alidema. Golin e barazimit Llapi e realizoi nëpërmjet Edon Sadriut, ndërsa fitoren ia siguruan Dritës, Shabani me golin e dytë personal dhe Pirsley.

Alidemia plasoi një goditje jo edhe shumë të fortë, por që portieri italian Giacomo Nava nuk arriti të ndalte edhe pse ishte shumë afër topit.

Këtë detaj e ka vërejtur tifozët të cilët në pamjet e ndeshjes të publikuara nga “Sporti në Klan Kosova”, e kanë quajtur si aktori i vitit, transmeton Insporti.

“Teatër, tani po doni me u transferuar nëpër Evropë, aktori i vitit shpallet portieri i Llapit”, ishte një ndër komentet e shumta.Një tjetër koment është shpjeguar se si kurdiset ndeshja në Kosovës, duke aloduar se ndeshja e sotme është e kurdisur.“Kqyre be qysh kurdiset loja në Kosovë, shumë e thjesht e japim gol na të parët tani ju ktheni ju i jepni njo dy gola tani e barazoni, tani apet ju njo dy në fund edhe 100 misha shkojë flakë”.

Një tifoz tjetër ka kërkuar që këto ndeshje të kontrollohen pasi ai i ka quajtur si “kriminela të futbollit”.

“Turp, këta janë kriminela të futbollit, definitivisht TURP! A kush që i kqyr këto m**sihane”.

Sezonin e kaluar ndeshja që është hetuar për kurdisje ishte ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosvoës në Ligën e Parë, ndërsa në Superligë ende deri më tani nuk është hapur ndonjë rast.

Në futbollin vendor këto skena po thuajse janë të zakonshme në çdo send dhe deri më tani asnjë veprim nuk është marrë ndaj këtij fenomeni.

Sezonin e kaluar analist dhe gazetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth kurdisjeve të ndeshjeve apo marrëveshjeve të klubeve mes tyre.

Pas javës së 28-të, Drita vazhdon të jetë lidere me 61 pikë, ndërsa Llapi renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ishte Visar Kastrati me ndihmësit e tij Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj, ndërkohë që Mentor Ajeti ishte gjyqtar i katërt.