Takimi i presidentëve të Kosovës përmes fotografive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të përbashkët tre ish-presidentët, Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin dhe Atifete Jahjagan, shkruan Indeksonline.

Osmani u shpreh se se të tre paraardhësit e saj i ka ftuar në takim për të dëshmuar respektin institucional.

“Këta i kanë shërbyer shtetit në periudha të ndryshme, për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të ish-presidentëve për çështje të koordinimit nacional dhe për mirëqenien e qytetarëve“, u shpreh ajo.
Indeksonline më poshtë ju sjell pamje nga ky takim i presidentëve.





