Dënohet Ibrahimoviç, mungon në ndeshjen e ardhshme

Zlatan Ibrahimoviç është dënuar me vetëm një ndeshje dhe do të mungoj ndaj Genoas më 18 prill.
Sulmuesi suedez u ndëshkua me karton direkt të kuq në ndeshjen e fundit kundër Parmas (3-1), shkruan IndeksOnline
Suedezi u dënua me një ndeshje mos-lojë dhe me 5 mijë euro.
Kujtojmë që Ibra këtë sezon me Milan ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 2 asistime./IndeksOnline/