Te Gjilani agjërojnë 10 futbollistë, Munishi tregon se si ndikon Ramazani te lojtarët

Kampionati i futbollit në Kosovë ka hyrë në fazën e 4-të dhe të fundit për këtë edicion.
Pavarësisht që është faza më e rëndësishme e Superligës, shumë futbollistë nuk kanë dilema për të agjëruar kur është në pyetje muaji i shenjtë i Ramazanit.
Te skuadra e Gjilanit janë plotë 10 futbollistë që sot kanë filluar agjërimin. Trajneri Ismet Munishi edhe pse mendon se agjërimi ndikon në futboll, nuk është kundër praktikimit.
“Unë vetëm dua t’i uroj të gjithë futbollistët që të kenë agjërim sa më të lehtë. Normalisht që ndikon por duhet t’i përshtatemi. Unë i preferojë lojtarëve që të flejnë më tepër, të zgjohen në orën 12. Stërvitjet i kemi shtyrë për më vonë në orën 3 e gjysmë apo 4” deklaroi Munishi për Indeksonline.
Gjatë këtij muaji, agjëruesit janë të privuar nga ushqimi e pija për 17 orë.
/Indeksonline/