Pacolli: Kur është në pyetje interesi i Kosovës, duhet të jemi të gjithë së bashku

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiun dhe Atifete Jahjagan, shkruan Indeksonline.
Pacolli u shpreh se kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku.

“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua“, shkroi ai./Indeksonline/