Barcelona harton ‘planin Haaland’
Erling Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij edicioni.
Dy nga skuadrat më të mëdha në Evropë janë të interesuara për shërbimet e tij, Barcelona e Real Madridi.
‘Mundo Deportovo’ sot ka zbuluar planin e Barcelonës për ta transferuar Haalandin në Camp Nou.
Presidenti Joan Laporta është duke zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me menaxherin Mino Raiola.
Klauzola e lirimit të reprezentuesit norvegjez është 75 milionë euro.
Raportohet se edhe Bayerni i Mynihut është në garë për 20 vjeçarin.
/Indeksonline/