Vetaksident në Lupç, Policia e autoambulanca në vendngjarje

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në Lupç, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se në vendngjarje ka arritur Policia e Kosovës.
Kurse, dyshohet se ka të lënduar, të cilët janë transferuar me autoambulanca për trajtim mjekësor.
Njësiti policor po merret me rastin./IndeksOnline/