17:30 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Specialja ia kthen pajisjet e konfiskuara OVL-UÇK-së, por jo edhe aparaturat e kamerave!

Në ditën kur ishin arrestuar ish-kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati dhe ish-nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kishin konfiskuar pajisjet e kësaj zyre.

Por gjatë ditës së sotme avokatët e Gucatit i kanë dorëzuar në zyrat e OVL-UÇK’së pajisjet e konfiskuara, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kësaj organizate, Faton Klinaku.

Në një prononcim për Indeksonline ka thënë se pajisjet e konfiskuara janë sjell nga avokatët, por nuk janë kthyer aparatuarat e kamerave.

“Pranim-dorëzimin e kanë bërë avokatët për të na kthyer pajisjet, por mungon aparatura e kamerave që ende nuk na kanë kthyer”, ka thënë Klinaku.

Ndër të tjera ia shtoj, se kjo është e rëndësishme për ne, që janë kthyer./Indeksonline/