Aksident në Raçë, tre të vdekur

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Raçë të komunës së Gjakovës.
Si pasoj e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur 3 persona, shkruan Indeksonline.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.
Ky është njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur ambulante, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”./Indeksonline/

