Messi: Është shumë e veçantë të jesh kapiteni i këtij klubi

Leo Messi padyshim se ishte njeri i ndeshjen në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos.
Messi, shënoi dy gola në takimin që përfundoi me rezultatin final në 4:0, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe ‘jashtëtokësori’ i cili tha se është diçka e veçantë të jesh kapiten i klubit të Barcelonës.
“Është shumë e veçantë të jesh kapiteni i këtij klubi. Është një Kupë shumë e veçantë për mua, sepse jam në gjendje ta ngrit vet atë”, ka thënë fillimisht Messi për Barca TV.
“Të mos jesh në gjendje ta festosh atë me tifozët tanë është për të ardhur keq. Situata është ajo me të cilën duhet të jetojmë. Është mëkat”.
“Kupat janë gjithmonë të veçanta dhe tifozët i shijojnë shumë. Këto janë dy klube që janë mësuar me këto finale dhe janë mësuar t’i shijojnë shumë ato”.
“Ne e dinim që Bilbao luan kështu, me një 4-4-2 shumë të ngurtë. Ne ishim të durueshëm në top dhe krijuam hapësirën tonë. Lëvizëm shumë në pjesën e parë dhe mendoj se ata ranë në pjesën e dytë”.
“Ne e patëm vështirësi në gjysmën e parë të sezonit. Kemi humbur pikë nga pakujdesia”.
“Por, ne kemi ardhur duke u bërë më të fortë, shumë më të mirë, dhe jemi në garën për titull”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.