75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Jake Paul i ‘çmendur’, e nokauton kundërshtarin në rundin e parë

Personaliteti i internetit, “YouTuberi”, Jake Paul ka triumfuar në duelin e tij ndaj boksierit Ben Askren.

Askren, që karrierën e tij e ka zhvilluar në MMA, deshi ta provojë fatin në boks, por që e kuptoi se nuk është për të.

Por, as Jake Paul nuk është bokser profesionist, pasi që ai është personalitet i internetit dhe njihet për videot e tij dhe jetën luksoze që bën.

Por, Paul arriti ta nokautojë Askren në raundin e parë për të fituar duelin.

Më poshtë mund ta shihni momentin e nokautimit të Askren nga Jake Paul.