75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 18 Prill 2021 / AR

Pozitë e opozitë së bashku/ Haxhiu takon Vitinë, ia ofron kontaktet për sigurimin e vaksinave

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu sot është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe sekretarin Naim Bardiqi, pas njoftimit të tij për sigurimin e mijëra dozave të vaksinave kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Haxhiu tregoi që atyre ia ofroi komunikimin dhe kontaktet që i ka pasur me një kompani që po mundëson sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve“, tha Haxhiu.

Postimi i plotë:

Me ftesë të ministrit, Arben Vitia, sot zhvilluam së bashku një takim, në zyrët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia kam dërguar ministrit me email para dy ditësh.

Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH zyrtarisht ua ofrova komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave  është shpëtim jete.

Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer.

Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim  në procedurat e  mëtutjeshme për  sigurim të vaksinave anti COVID-19. 

Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve. Virusi po vret çdo ditë qytetarët e Kosovës pa dallim partie politike  dhe partitë pa dallime politike duhet të punojnë për të mposhtur pandeminë.

Sigurisht se përgjegjësinë kryesore e  ka subjekti politik që është në Qeveri.

Për më shumë se një vit pandemi të gjithë kemi humbur njerëz të dashur si pasojë e virusit COVID-19, prandaj vaksina është shpëtim jete!